Për festën e Ilindenit autobusët e PSP-së do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës

Festa shtetërore, ndryshe siç njihet “Dita e Kryengritjes së Ilindenit” ka sjellë edhe pasoja tjera për policinë kufitare.

Në kufinjtë me shtetet fqinje, Greqinë më shumë dhe me Bullgarinë e Serbinë ka pritje të gjata për të dalë nga Maqedonia e Veriut.

Në kufirin me Greqinë pritet më shumë se 30 minuta. Edhe pse ka gatishmëri nga autoritetet zyrtare për të thjeshtësuar procedurat, fluksi i madh i veturave dhe mjeteve tjera transportuese sjell deri tek pritjet në kolonë.

Pritjet për në Bullgari, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri janë më të shkurtëra.

Këto pritje vijnë si pasojë e festës shtetërore dhe fundjavës së vazhduar.