
Ndezja e zjarrit në një oxhak ka shkaktuar përfshirjen nga flakët të një apartamenti në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
Familjarët e kishin ndezur zjarrin në oxhak me qëllim për të bërë skarë.
Situata doli jashtë kontrollit, por falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës, u bë i mundur neutralizimi i flakëve.
Fatmirësisht nga zjarri janë shënuar vetëm dëmtime të vogla materiale dhe nuk ka pasur persona të lënduar.