Nga: Mr. Musa Musai
Në liqenin e Ohrit jetojnë mbi 17 lloje të peshqve. Për këtë rast do të përmendi llojin e peshkut Pelasgus minutus. Ky peshk është pagëzuar
me këtë emër qysh më 1924, prej ihtiologut Stanko Karaman. Peshku Pellazg jeton në liqenin e Ohrit, Prespës, Shkodrës si dhe në disa
lumej të Shqipërisë. Ky hidrobiont, jeton në ato ujëra të cilat kanë shtrirje gjeografike të kufizuar. si habitat gjendet vetëm në Ballkan në
ujërat e hapësirës gjithë shqiptare. Peshku ka trup të vogël, përafërsisht ka madhësinë e cironit, është notues i mirë shumohet në mënyrë
natyrale përmes ikrave, ushqehet me larva, insekte dhe krymba të ndryshëm.
Për shkak të kushteve të ndryshme të mjedisit jetësor, janë krijuar disa specizime. Prandaj dallojmë këto specizimeve të peshkut Pelasgus
minutus : P. stimpholicus, P. epiroticus, P. marathonicus, P. prespensis, P. thesproticus, P. Laconicus.
Të gjitha këto varietete – specizime të peshkut pellazg, jetojnë në ujërat të qeta dhe të rrëmbyeshëm, të lumejve dhe liqejve në Shqipëri si
dhe deri në zonat e thella më jugore të Greqisë.
Shkencëtari Karaman ka pasur plot dashuri dhe respekt për popullin shqiptar dhe etnogjenezën e tij pellazgjike. Prandaj me dashamirësi e
ka pagëzuar këtë llojë peshku me emrin pellazg.
Pelasgus minutus Karaman 1924, habitat i liqenit të Ohrit