
Qindra hektarë sipërfaqe pyjore janë djegur gjatë një zjarri të rënë përgjatë brigjeve adriatike.
Flakët kërcënojnë edhe mjetet tranzit që kalojnë në autostradë në zonën e Sibanik, në Kroaci, siç dokumenton kjo video e xhiruar nga një shofer të shtunën e kaluar.
Më shumë se 900 ha sipërfaqe pyjore janë djegur përgjatë brigjeve adriatike. Autoritetet kanë evakuuar fshatin e Mihaljevicz. Përveç forcave zjarrfikëse, për të shuar flakët ka ndërhyre edhe ushtria.