Ngjala – Anguilla (Ngjala Europiane) Ngjala i përket familjes Anguillidae Enhallon – Ngjalë është emri i vjetër Ilir i Strugës

Sipas disa vlersimeve Ngjalat janë shfaqur në periudhë prej para 140 deri 165 milion vite, kështu që në një mënyrë i bën bashkë kohanik të dinosaurëve. Ngjala banon në të gjitha rrjedhat ujore të cilat lidhen me det, të cilat nuk janë të ndara me pengesa natyrore ose artificiale. Ngjala, e cila banon në ujërat e liqeneve dhe lumejve, të cilat i përkasin pellgut të Ardiatikut, bën pjesë në familjen europiane të ngjalave, dhe është njëra nga 16 llojet prej 400 nga familja më e gjerë e ngjalave të ujërave të njelmët, kryesisht peshqit-gjarpër detar të bashkuar nën një emër. Trupin e ka si gjarpër të zgjatur në pjesën e prapme, prej para hapjes anale anash e shtypur. E mbuluar me një numër të madh luspash të imta. Luspat fillojnë të zhvillohen në vitin e tretë të jetës në ujërat e njelmët. Lëkura është mjaft rrëshqitëse kështu që luspat nuk vërehen. Shpina më shpesh është e kafe e errët, në ngjyrë ulliri kafe në të gjelbërt, në ngjyrë ulliri gri, madje dhe e bronzë, të cilën si të niset për në det e ndërron në ngjyrë bardhë të argjentë deri në gri të kaltërt. Barku zakonisht është ngjyrë verdhë ose verdhë në të bardhë, a para migrimit e argjentë në të bardhë. Koka nga lartë është e shtypur, goja është relativisht e madhe, e rrudhur me disa rende të dhëmbëve të imta dhe të mprehta. Penda e shpinës fillon mbas cerekut të parë nga gjatësia e trupit dhe në fund të trupit bashkohet me pendën anale kështu duke formuar pendën e bishtit. Në pendën e gjatë pas shpinës ka 245 deri në 280 rreze, në pendën anale ka 176 deri në 249 (250), P 15-21 dhe C 7-12 rreze. 
Në shpinë fillon pas cerekut të parë nga gjatësia e trupit dhe mbaron menjëherë deri te hapja anale. Ka dy penda të vogla në gjoks të cilat janë para hapjeve të velëzave.
Turpi i gjatë mund të arrijë gjatësi deri në 200cm dhe peshë deri mbi 8 kg. në liqenin e Slatinës është zënë ngjala me peshë prej 9 kg. Këto janë vlerat maksimale, të cilat vlejnë vetëm për mostrat femra, ndërsa meshkujt janë në mënyrë të konsiderushme më të vogël dhe arrijnë gjatësi deri në 50 cm dhe peshë 200 g.
Trupi është i mbuluar me luspa të vogla thuajse të padukshme ndër të cilat ndodhet një sistem i kapilareve për apsorbim të oksigjenit nga ajri dhe ujti, të cilat e ndihmojnë frymëmarrjen nga gusha. Në ujë 15% e oksigjenit hyn nëpërmjet të ketij sistemi, ndërsa jashtë ujtit deri në 50% e oksigjenit apsorbohet nga lëkura. Kjo u ndihmon të kalojnë distanca të shkrutra në tokë, gjatë kohës së udhëtimeve të tyre të gjata dhe misterioze. Forma e trupit e numëron ngjalën si një ndër notuesit më të dobët ndër peshqit, edhe pse ato në ujë mund të arrijnë shpejtësi deri në 35 km në orë. Janë të ndjeshëm ndaj temperaturës, dridhjeve, e kanë mrekullueshëm të zhvilluar shqisën e të nuhaturit dhe hapje të mëdha të hundës, ndërsa shikimin e kanë më pak të zhvilluar. Sipas disa hulumtuesve këto peshq predator, përveq që ushqehen në ujë, në disa raste të vecanta mund të dalin jashtë ujit dhe të kërkojnë ushqimin ne tokë, ndonjë kërmill, krim ose bimë. Aktive janë vëtëm gjatë natës, ndërsa gjatë ditës hynë në dhè dhe përshtatet në llum. Aty e kalojnë edhe dimrin, bile pa u ushqyer fare. Ashtu si edhe peshqit tjerë të cilët jetojnë në fundin e liqenit, ata komunikojnë me impulse elektrike, të cilat përveq komunikimit shërbejnë edhe për paralajmërim të armikut. Pasuria e proteinave vecanarisht yndyrave ushqyese i vecon ngjalat nga peshqit tjerë. Mishi i ngjalës mund të përmbajë më tepër yndyra madje edhe se mishi i derrit. Edhe përskaj të gjitha këtyre specifikacione me të cilat mund të themi se bëhet fjalë për një lloj të jashtëzakonshëm, mrekullia më e madhe në lidhje me egzistencën, me gjithë gjërat e pashpjegueshme, është zhvillimi dhe migrimi të lidhura me ciklin riprodhues.
Zhvillimi i të gjithë llojeve të njalave nga grupi evropian është i njëjtë. Pjekurine gjinore femrat e arrijnë në vitin e dhjetë ndërsa në vitin e dymbëdhjetë meshkujt. Kur ndodh kjo gjatë muajve të pranverës dhe verës ngjala fillon të ushqehet në mënyrë intesive me gjithcka që mund të gjuajë, kështu duke rruajtur rezerva dhe duke zmadhuar masën për 8% dhe duke e ndërruar ngjyrën. Ky është vetëm fillimi i transformacioneve. Sytë zmadhohen sëbashku me ndryshimet tjera në kokën e ngjalës. Mandej ngjalat ndalojnë së ushqyeri, ndërsa sistemi digjestiv krejtësisht atrofon në favor të organeve gjenitale, të cilat atëherë fillojnë shumë shpejt të zhvillohen. Disa tipa, në falenderim të metamorfozës mund të rrinë të urritura deri në tre vjetë para se të bëhen seksualisht të pjekur. Të gjithë këto ndryshime janë parapregatitje për migrimin e madh. Metamorfoza mbaron në vjeshtë dhe ngjalat e presin fillimin e sezonit të reshjeve, e cila sëbashku me ndryshimet e temperaturave janë shenja të cilat i presin në grupe të mëdha të dala nga lumejtë. Rrugëtimi fillon nëpër rrjedhat e lumejve vetëm gjatë natës, të shoqëruara me stuhi të forta, shira të forta dhe pa hënë. Valëzimi dhe të gjitha goditjet tjera ndaj të cilave janë jashtëzakonisht të ndjeshme u ndihmon në orientimin fillestar.Të bashkuara në grupime sferike për shkak të sigurisë qëndrojnë në distancë të afërt me bregun duke lëvizur vetëm në anën e djathtë të lumejve. Kur arrijnë afër detit atyre iu bashkangjiten meshkujt, të cilët të grupuar presin në deltat dhe zonat bregdetare. Në të vërtet, të gjitha llojet, të cilat pjesën më të madhe të jetës e kalojnë në ujërat e njelmëta të liqeneve dhe lumejve, janë vetëm femrat. Prej aty ngjalat nisen kah vendi i shumimit të tyre. Të gjithë ngjalat nga Evropa, gjiri Persik, bregu lindor dhe perëndimor Afrikan shumohen në detin Sargas, ndërmjet ishujve Bermuda dhe Portorikos. Duke i shfrytëzuar rrymat detare dhe lëvizjen e vet, udhëtimi i ngjalave zgjat më tepër se një vit. Shumohet në pranverë, në periudhën shkurt – prill, në Detin Sargas, në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik (ndermjet 20gradë dhe 30gradë gjërësi gjeografike veriore dhe 50gradë dhe 60gradë gjatësi gjeografike perëndimore), duke kaluar distancë prej 5000 deri në 7000 km. Fertiliteti i femrave është i madh deri në 1 milion vezë, të cilat janë me diametër deri në 1 milimetër. Shumohen në thellësi prej 400 deri në 800 metra, në temperaturë të ujit 20 – 27 gradë celsius dhe kripësi të ujit 36-37%. 
Këtu femrat i lëshojnë vezët në thellësi prej 600-1200 metra, dhe meshkujt i pllenojnë miliona vezë të cilat lirshëm notojnë. Mbas kësaj ngjalat e rritura ngordhin nga lodhja duke e kryer misionin e vet. Vezët lundruese gradualisht ngrihen në sipërfaqe duke u shëndruar në larva (leptocephalii). Larva gjatë daljes nga cipa e vezës ka gjatësi prej 5 mm. Nga viti i tretë, të lëvizura nga rrymat e gjirit, mbërrijnë në brigjet e Afrikës dhe Evropës, me gjatësi prej afër 65 mm. Deri në vitin e katërt ose të pestë afrohen deri në pjesët e detit ku buron uji i njelmët i lumejve. Deri në këtë periudhë trupi i ngjalës është i qelqtë dhe i tejdukshëm. Me hyrjen në ujërat e njelmëta ngjyra e trupit ndërrohet, nga pjesa e lartme errësohet a pjesa e barkut bëhet e verdhë në të bardhë. Në këtë fazë arrin gjatësinë prej 16 deri në 18 cm.
Në këtë periudhë kapen intenzivisht dhe masovikisht për shkak të pllenimit të tyre në mënyrë artificiale në ujërat tokësorë. Në ujërat e njelmëta rrijnë 5-14 vjet meshkujt, ndërsa 7-18 vjet ngjalat femra. Për rikthim të ngjalës në vendin e shumimit në Detin Sargas ka nevojë për 2 deri në 3 vjet. Jetëgjatësia e ngjalës është diku rreth 20 vjet, por egzistojnë ngjala të kapura në moshë 88 vjet dhe më të vjetra. Ka një dallim të madh në dimensionet maksimale të cilat i arrijnë meshkujt dhe femrat tek ngjalat: meshkujt rriten deri ne 1/2 metra dhe 200 g. ndërsa femrat deri në 2 metra dhe 8 kilogram. Këtu shfaqet përsëri metamorfoza dhe zhvillimi i ngjalave të vogla. Edhe një ndryshim i rëndësishëm dhe misterioz shfaqet në këtë pikë të zhvillimit të tyre. Deri në këtë moment të zhvillimit ngjalat janë hemrafrodite dhe me gjini të padefinuar. Ata ngjala të cilat kanë predispozicion të bëhen femra e fillojnë rrugëtimin e tyre në lumejtë dhe ujërat e njelmët. Tek ata shfaqet ndryshimi i veshkëve që të mund ta vazhdojnë jetën në ujërat e njelmët dhe rriten me dimenzione më të mëdha se meshkujt, të cilët rrinë nëpër delta. Më interesantja është dimorfizmi i ngjalave i caktuar nga kushtet e jashtme ose nga uji i kripur. Bile disa ngjala me gjini të caktuar, kur e ndërrojnë mjedisin e ndërrojnë edhe gjininë.
Femrat e kthyera në ujërat e kripur bëhen meshkuj dhe kundrazi, në ujërat e njelmët bëhen femra dhe kundrazi që është eksperimentalisht e vërtetuar. Kthimi në anën e kundërt të rrjedhës së lumejve është spektakolare. 
Miliona ngjala lëvizin në masë të errët dhe të dendur e gjatë deri në disa kilometra, por përkundër prindërve të tyre ata e mbajnë anën e majtë të lumit.
Gjatë kohës të ndërtimit dhe disa vite pas ndërtimit të digave Shpilje dhe Globocica, të punësuarit kujtohen në masa të errëta dhe të dendura ngjalash, të cilat ishin mbledhur para digave duke kerkuar kalim të sigurt, që me këtë arrijmë në problemin e ngjalës në Maqedoni. Me këtë ngjalat janë shëndruar në një lloj peshku akuariumi pa sistem natyral të vetripërtrimit, e cila edhe përkrah hedhjes së vëzëve në mënyrë artificiale numri i tyre 
zvogëlohet. Akoma nuk është i sqaruar mehanizmi i komplikuar i trashëgimisë të informacioneve nga mostrat më të moshuara ndaj embrioneve të lëna në Detin Sargas, të cilat në kushte normale e gjejnë rrugën e drejtë prapa në regjionet, lumejtë dhe liqenet nga të cilat e kanë origjinën prindërit. Supozohet se informacionet transmetohen nga erat e mbledhura nga mostrat e moshuara gjatë kohës së udhëtimit të tyre dhe shkruarja në memorjen latente në larvat akoma të pazhvilluara.
Por megjithëatë duke besuar në natyrë, fuqia e mrekullueshme për përshtatje të ngjalës dhe mbijetesës kokëfortë të saj, edhe përskaj aktiviteteve negative të njeriut, na mbetet të shpresojmë se është e mundur mënyra natyrale e zhvillimit të ngjalës në Liqenin e Ohrit. Ngjala është grabitcar tipik i natës i cili ditën mbulohet me llum, a natën shkon në gjueti mbas krimbave dhe peshq më të imët, gafore etj. Jeton dhe lëviz në fund të liqenit ose lumit. Ditën e kalon në ndonjë birrë, përfund gurrit ose e groposur në llum ndërsa natën del në kërkim të ushqimit. Shpesh ndalet nëpër gurra dhe bimë përgjatë bregut. Mishi i ngjalës është mjaft i shishëm, i yndyrshëm, nuk ka koci të imta dhe është i kërkueshëm në treg. Peshk i cmueshëm tek peshkatarët rekreativ. Peshkimi komercial zhvillohet edhe në lumin Drini i Zi, ku është ndërtuar objekt i vecant për kapjen e ngjalave. Një kohe të gjatë ngjala është konsideruar si peshk i dëmshëm. Sot numurohet në llojet e rrezikuar. Unioni Europian solli vendim që mbrojtja e ngjalës të jetë ndër prioritetet e Evropës.

Përktheu dhe përshtati Arban Lita