LIGJET MË TË NJOHURA SHKENCORE

Disa fakte shkencore pranohen nga të gjithë shkencëtarët si të vërteta. Ato shpesh shprehen si fjali të thjeshta (dhe/ose si ekuacione matematike). Këto njihen me emrin ligjet shkencore dhe ne ju paraqesim në vazhdim ato më të njohurat:

Parimi i Arkimedit. Forca nga poshtë-lart që vepron mbi një trup është e barabartë me peshën e lëngut që ai zhvendos.

Ligji i Avogadros. Të gjitha gazet me vëllim të njëjtë dhe me temperaturë e trysni të njëjtë kanë të njëjtin numër molekulash.

Parimi i Bernulit. Kur një lëng rrjedh më shpejt, shtypja që ushtron ai zvogëlohet.

Ligji i Bojlit. Trysnia e një gazi në temperaturë konstante është në përpjesëtim të zhdrejtë me vëllimin e tij.

Ligji i Çarlit (Ligji i Vëllimeve). Vëllimi i një gazi ideal nën një trysni konstante është në përpjesëtim të drejt me temperaturën e tij në Kelvin.

Ligji i Hukut. Hapja e një materiali është në përpjesëtim të drejtë me forcën që e tërheqë atë.

Ligji i ruajtjes së energjisë. Energjia nuk mund të krijohet e as të zhduket. Ajo vetëm mund të shndërrohet prej një forme në formë tjetër.

Ligji i ruajtjes së masës. Lënda nuk mund të krijohet e as të shkatërrohet në një reaksion kimik.

Ligji i ruajtjes së momentit. Pas përplasjes së dy objekteve, momenti i tyre rezultant mbetet i njëjtë.

Ligji i parë i Lëvizjes i Njutonit (Parimi i Inercisë). Në qoftë se mbi një trup nuk vepron asnjë forcë, ai ose do të rrijë në prehje ose do të vazhdojë të lëvizë me një shpejtësi konstante në vi të drejtë.

Ligji i tërheqjes universale, i Njutonit. Midis çdo dy trupave që kanë masë, ekziston një forcë tërheqëse gravitacionale, që varët nga masa e trupave dhe largësia midis tyre.

Ligji i dytë i Lëvizjes i Njutonit. Çdo forcë rezultante që vepron mbi një trup e ndryshon lëvizjen e tij. Ndryshimi I lëvizjes varet nga masa e trupit dhe nga madhësia e forcës rezultante.

Ligji i tretë i Lëvizjes  i Njutonit. Kur një trup A ushtron një forcë mbi një trup B, atëherë B ushtron një forcë të kundërt të barabartë mbi A.

Teorema e Pitagorës. Sipërfaqja e katrorit të ndërtuar mbi hipotenuzë (brinja c në diagram) në një trekëndësh këndëdrejtë është e barabart me shumën e sipërfaqeve të katrorëve mbi katetet (a²+b²=c²)