Lebit Murtishi -Të tjerë burra shtruan këtë sofër!.. (Motiv nga poezia e D. Agollit: ,,Sofra e Historisë”)

Të tjerë burra shtruan këtë sofër!..

(Motiv nga poezia e D. Agollit:
,,Sofra e Historisë”)

Pas lufte zbritën në mes të sheshit
Më shumë kalorës se këmbësorë
,,Gëzuar nëna, motra, vëllezër”
Si një tufë korbash klithën në kor…

Pas lufte zbritën në shesh kalorës
Pa djegur kurrë fishek as plumb
Deshën t’i kapin frerin kolonës
Ata që kurrë s’qenë as në fund…

Dhe m’u kujtua si parafrazë 
Vargu i mbretit të poezisë:
,,Të tjerë burra shtruan këtë sofër
O pehlivanë të historisë”…