Pritje deri në 3 orë në pikat kufitare me Serbinë.
Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare me Serbinë.
Qytetarët janë duke u përballur me pritje të mëdha e kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në krahasim me raportimet e fundit, pritjet janë deri në tre orë për në dalje të Kosovës.
Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Muçibabë, pritjet janë deri në tre orë apo 180 minuta, kurse kolona është e gjatë 800 metra.
Po ashtu, kolonë e pritje të gjata për në dalje të Kosovës janë regjistruar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Në këtë pikë kufitare qytetarët janë duke pritur deri në 40 minuta kurse kolona ka arritur në 140 metra.
Sipas publikimit të fundit, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës pritjet janë normale dhe nuk zgjasin më shumë se 15 minuta.
Leave a Reply