Lajm i keq/ Rriten çmimet për kalim në autostradën e Serbisë

Serbia ka vendosur që nga dita e sotme të rrisë për 12 për qind çmimin për kalim në secilën autostradë të saj, raporton “Tanjug”, transmeton in7.

Rritja e çmimit për tarifat u përcaktua nga ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e Mallrave Publike, e cila u miratua para pak javësh në parlamentin serb.

Varësisht nga kategoria e automjeteve, do të sillet edhe çmimi.

Kështu, sipas kësaj liste, në autostradën Beograd-Nish, varësisht nga kategoria e automjeteve, do të paguhet një shumë prej 450 deri në 5.410 dinarë ose 3.8 euro deri në 45.8 euro.Në pjesën nga Nishi në Dimitrovgrad, nga 210 (1.7 euro) deri në 1.250 dinarë (10.6 euro), ndërsa në rrugën Beograd-Suboticë do të paguhet nga 320 (2.7 euro) në 3.740 dinarë (29, 4 euro). Nga Beogradi në Shid do të paguhet nga 410 (3.4 euro) në 2.530 dinarë (21.4 euro). Nga Nishi në Preshevë, taksa rrugore do të kushtojë nga 600 euro (5 euro) deri në 3,630 dinarë (30 euro), ndërsa nga Ljig deri në Preljinë, shpenzimet e taksave rrugore do të jenë nga 160 dinarë (1.3 euro) deri në 910 dinarë (7.7 euro).

Ky vendim pritet të prekë edhe diasporën shqiptare nga Maqedonia e Veriut të cilët janë në numër të madh që shfrytëzojnë ardhjen në vendlindje dhe kthimin prapa në vendet ku punojnë dhe jetojnë përmes autostradave në Serbi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.