Ti nuk ike Baca Adem!..
Je aty ku ishe dje
Lapidar në mes të sheshit
Ligjërues si profetët
Sy më sy me të pavdekshmit…
Aty mbete vertikalshëm
Gju më gju me Lapidarë
Ti Anteu i përzjarrshëm
Gjeneral mbi Gjeneralë…
Ti s’u shtyve për kolltuqe
Ta bën’ vendin historitë.
As lëviz nga Mollë e Kuqe
As lëviz nga Shqipëritë…
Leave a Reply