Dita e Republikës do të shënohet me moton “Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit”

“Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit” është motoja me të cilën sivjet do të realizohen shënimet e Ditës së Republikës- 2 Gushti, Ilindenti në Shkup, Pelincë, Smilevë dhe Krushevë. Manifestimi qendror do të mbahet në Meçkin Kamen në Krushevë, ku pas vendosjes së luleve në përmendoren do të pasojë paraqitje e kryeministrit Zoran Zaev ku është paraparë edhe program kulturor- artistik.

Manifestimet më rastin e Ditës së Republikës siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, fillojnë me aktivitetet e presidentit të RMV-së i cili bashkë me delegacionet do të vendos lule para përmendoreve të KAÇKM-së dhe Nikolla Karevit dhe do të përkulen para përmendores së presidentit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së Metodija Andonov Çento në Shkup.

Presidenti Stevo Pendarovski bashkë me Lidhjen e ushtarëve do të vendos lule në vendin e të lavdishmëve me çka do të pasojë pritja e mysafirëve dhe delegacionit të ushtarëve në vilën presidenciale në Vodno ku presidenti dhe përfaqësues i Lidhjes së ushtarëve do të kenë fjalim me rastin e festës.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të flet në Qendrën memoriale KAÇKM në Pelincë më rastin e Ditës së Republikës- 2 Gushti dhe me rastin e 75 vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së me çka vijon program kulturor- artistik.

Si pjesë e Programit të shënimit të Ditës së Republikës 2 Gushti janë edhe aktivitetet në Smilevë me të cilën do të shënohet 116 vjetori i Ilindenit dhe 77 vjet nga aksioni i parë i betejës së Aradheve partizane të Manastirit- Prespës “Dame Gruev”. Programi festiv parasheh edhe vendosjen e luleve në përmendoret me çka pason vizita në Muzeun memorial në Smilevë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.