Arrestohet nëna që theri me thikë vajzën trevjeçare

Policia në Clayton ka arrestuar një grua e cila ka therur disa herë vajzën e saj dhe më pas ka ikur në Atlanta.

Sipas policisë, më 23 korrik herët në mëngjes, u bë një thirrje për një therje me thikë mbi një fëmijë.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ata gjetën një trevjeçare e cila ishte therur disa herë në pjesën e poshtme të trupit.

Nëna e saj, Brittney Jackson, i tha policisë se dy burra të armatosur kishin hyrë në banesën e saj duke kërkuar babanë e vajzës dhe më pas e therën.

Gjatë hetimeve, detektivët thanë se historia e Jackson filloi të ndryshojë.

Të premten, ata intervistuan vajzën e cila iu tha atyre se personi që e theri të ishte nëna e saj.

Mbrëmjen e së premtes, policia arrestoi Jackson në jugperëndim të Atlanës.

Ajo tani po mbahet në burgun e Clayton.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.