Arrestohen dy doganierë për marrjen e ryshfetit në Tabanoc

Dy  doganierë  nga kalimi kufitar Tabanoc janë privuar nga liria dhe kundër tyre është parashtruar kallëzim përkatës. Ata dyshohen për marrjen e ryshfetit.

Siç njoftojnë nga policia më 28.07.2019 në orën 3:00 një person ka raportuar se ka dhënë ryshfet në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e Seksionit për Krime Ekonomike është vepruar dhe gjatë kontrollimit të doganierëve Z.J dhe T.M është janë gjetur 1670 euro dhe 190 franga zvicerane.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.