Në mbrëmje, teksa po kthehej në shtëpi, u sulmua nga një ujk.
Edon Thaçi që jeton në fshatin Paldanicë të Hanit të Elezit, tregon se si në afërsi të qytetit u sulmua nga ujku.
Gjendja e 17-vjeçarit është e mirë. Për më tepër, ai tregon se në fshatin ku ai jeton ka pasur edhe sulme të tjera nga ujqit.
Banorët e Paldenicës po kërkojnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje.
Për këtë problem, nga Komuna e Hanit të Elezit thonë që nuk kanë ndërmarrë masa konkrete. Por, kanë apeluar te banorët e Paldenicës që të kenë kujdes gjatë natës.
Mirëpo, për këtë fshat, ujqit nuk janë i vetmi problem.
Në Paldenicë të Hanit të Elezit, edhe ariu po shkakton dëme të konsiderueshme, raporton KTV.
Ymer Lenjanit, ariu ia ka shkatërruar të gjitha kosheret e bletëve.
Mirëpo, ai thotë që ende nuk ka marrë kompensim për shkak që Komuna e Ministria e Bujqësisë i kanë thënë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Ndërkohë, një muaj më parë, në Dimcë të Hanit të Elezit, një fëmijë pesëvjeçar ishte sulmuar po ashtu nga ujku.
Leave a Reply