Zola: Lukaku, ideal për Interin

Gianfranco Zola beson se Romelu Lukaku “është sulmues ideal për Interin e Antonio Contes” dhe se sipas tij Nicolo Barella mund të jetë një Dejan Stankovic i ri për Interin

Ish legjenda e Cagliarit, Parmas dhe Chelseat është në pushim pas përvojës së tij si asistent menaxher i Maurizio Sarrit në Stamford Bridge.

Ai ka thënë se sulmuesi i Manchester United, Lukaku, i cili vlerësohet 80 milionë euro, është ideal për skuadrën e Interit.

“Lukaku do të kishte ndikim të madh të Interi, pasi që ai ka karakteristika ideale për futbollin që bën Conte dhe ai fizikisht është mirë dhe përvoja në Premier Ligë do ta bënte që ai të jetë para të gjithëve në Serie A”, tha Zola për FCInterNews.it.

“Duke thënë këtë, unë besoj që forca më e madhe të Interi është vet Conte. Është e vërtetë që ai pati një përvojë të keqe në Chelsea, por ai dëshiron që skuadra të jetë e përkushtuar për rezultate”.

Nerazzurri kanë shpenzuar 40 milionë euro plus bonuse për mesfushorin e Cagliarit dhe Italisë, Barella, me të cilin Zola kishte punuar sa ishte në Cagliari.

“Jam i lumtur që ai shkoj në Inter, pasi që me një trajner si Conte ai do të rritet edhe më shumë. Nëse bonuset do të aktivizohen, ai do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i Interit dhe për këtë është special”.

“Barella mund të përcjell hapat e Stankovicit, i cili ishte një mesfushorë i kompletuar më aq shumë kualitete. Ai e di si të lëviz të shënoj gola por të jetë shumë i mirë edhe në mbrojtje”, tha Zola

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.