Kryetari Merko mbështet kërkesat e banorëve të f.Llabunishtë
Kryetari I Komunës së Strugës z.Ramis Merko duke marrë parasysh situatën aktuale në lidhje me guroret në territorin e f.Llabunishtë, mbështet plotësisht kërkesat e banorëve për zhvendosje dhe ndalimin e tërësishëm të punës të guroreve dhe njëkohësisht kërkon nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga ministritë kompetente, të kryejnë revizion mbi procedurën e koncesioneve për të gjitha guroret në këtë territor.
Në kërkim të zgjidhjes së duhur, Kryetari Merko bisedoi me Ministrin e Ekonomisë së RMV, z. Kreshnik Bekteshi i cili i premtoi se së shpejti ky problem do të zgjidhej.
Komuna e Strugës është e gatshme ti përdorë të gjitë mekanizmat ligjorë për të gjetur zgjidhje dhe do të jetë gjithmonë , në çdo kohë, në shërbimin e bashkësisë lokale dhe banorëve të f.Llabunishtë.
Kryetari Merko u bën thirrje të gjithë palëve të përfshira të tregohen të përmbajtur derisa kjo çështje të jetë mbyllur dhe potencon se gjithmonë do të jetë në anën e bashkësisë lokale e sidomos derisa kjo situatë të ketë përfunduar.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës
*********************
Градоначалникот Мерко ги поддржува барањата на месното население на с.Лабуништа
Градоначалникот на Општина Струга г. Рамис Мерко согледувајќи ја новостанататa состојба во врска со каменолоите на територијата на с.Лабуништа, силно ги подржува барањата нa жителите на месното население за дислокација или стопирање на започнатите работи, и бара од владата на РСМ и надлежните министерства веднаш да извршат ревизија на постапката за издавање на концесиите на сите каменоломи на оваа територија .
Во потрага по решение на конфликтот, градоначалникот Мерко разговараше со министерот за економија на РСМ г. Крешник Бектеши, кој му вети дека многу наскоро проблемот ќе биде решен.
Општина Струга ќе ги искористи сите правни механизми и ќе биде во служба на месното население во секое време.
Градоначалникот г.Рамис Мерко повикува на воздржаност од сите страни се до решавање на проблемот , и истотака укажува дека секогаш ќе биде на страната на месното население се до решавање на овој проблем.
Канцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга
Leave a Reply