Haradinaj prapë do të ngrihet…

Lebit Murtishi

Lufta e ndotur për pushtet nuk duhet të na verbojë aq shumë,
sa t’i bashkohemi ngazëllimeve të korit serb, për ftesën që mori
kryeministri i Kosovës në dorëheqje, nga Gjykata Speciale për
Krime Lufte…Mes deklaratave tendencioze (për mua befasuese )
ishte ajo e z. Kurti dhe deklarata e znj. Mimoza Kusari që erdhi
si rrebesh nga Amerika…Kjo e fundit (aspak befasuese) shkoi aq 
larg, sa të shpërfillë historinë e paranjëzetvjetëve të Kosovës, mjafton 
që Ramushi nuk është më kryeministër…Ja çfarë ,,lotësh” ka derdhur 
kjo zonjë mbi varret e dëshmorëve dhe mbi fotografitë e të pagjeturve
të Mehës dhe të Gjakovës, në kohën që ishte kryetare e këtij qyteti…
Të hedhësh gurë mbi njeriun që, megjithë gabimet që mban mbi
supe, me anë të asaj takse të famshme ndaj serbisë, ndërpreu, së paku
për disa muaj, maratonën e një dialogu steril ndërmjet Kosovës dhe serbisë,
nuk është e ndershme dhe as njerëzore…Pra, mos u bashkoni me
ngazëllimet e serbisë dhe të kusarëve gjakprishur, për shkak të ,,rënies”
së Haradinajt…Haradinaj prapë do të ngrihet mbi ata mjeguj, që
përpiqen të hedhin mbi qiellin e çiltër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
qarqe të errëta europiane…Mësohuni të dalloni luftën për pushtet,
të cilën ua mundësoi edhe kontributi dhe gjaku i Ramushit, nga lufta
me agresorët e jashtëm…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.